Leter nga burgu
Jam i mbyllur ne qeli
Si nje zog i vetmuar
Mora lapsin dhe nje flete
Nje leter per ta shkruar
Te them jam mire, mire nuk jam
As shpresen per jete me nuk e kam
Nuk besoj me ne drejtesi
Pa bere faj me futen ne burg te zi
Ditet kalojne e vitet shkojne
Si nje kriminel me trajtojne
Nuk ka buk as drite as gjume
Qe tju shoh ju malli me ka marr shume
Po plaken prinderit e rritet femia
E une nuk jam te shtepia
Qe t’ju ofroj mbeshtetjen time
Te jem pran tyre ne gezime e hidherime.
Me dore po shkruaj e me lot po lotoj
Qe te jeni te gjithe mire une shpresoj
Cdo nate ju shoh, por ne gjume
Ju pershendes te gjitheve dhe ju dua shume….