Ezani
Ezani, ezani
Thirrja më e mirë për tek Rrahmani,
Thirrja e gëzimit dhe qetësisë,
Thirrja e shpëtimit dhe bukurisë.
Me të gëzohet njerëzia
Gëzohet, xhamia, rruga dhe shtëpia,
Është thirrja e monoteizmit dhe madhërimit
Thirrja e Xhenetit dhe flijimit.
Kush i përgjigjet thirrjes së ezanit
Aq hapa i largohet shejtanit,
Xhenetit patjetër do i afrohet
Sigurt prej Xhehenemit ai largohet.
Mos ta përbuzim këtë mirësi
Një ditë do më bëjë dobi, si mua dhe ty,
Përgjigje së tij kurë s’do i bëhesh pishman
Të betohem në emër të Atij, që quhet Rrahman.